• e hënë, 23 dhjetor 2024

Akuzë paushall pa asnjë dëshmi të fortë, të korrigjohet padrejtësia, ka kërkuar në fjalën përmbyllëse i akuzuari i pestë për "Llaskarcën"

Akuzë paushall pa asnjë dëshmi të fortë, të korrigjohet padrejtësia, ka kërkuar në fjalën përmbyllëse i akuzuari i pestë për

 Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA)  -  Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot fjalë përmbyllëse në rastin "Llaskarca" dha edhe mbrojtja e të akuzuarit të pestë, Jane Bovrovski, i cili është njëri nga të akuzuarit në aksidentin rrugor ku humbën jetën 16 persona, ndërsa mbi 30  u lënduan.

Sipas avokates Ivanka Jakimovska, mbrojtëse e të akuzuarit të pestë, Jane Bovarski, në procedurën e dëshmive nuk është vërtetuar as motivi dhe as qëllimi, ndërsa të paktën ndërkaq, siç tha, qëllimi i veprave që i ngarkohen të akuzuarit  Bovarovski. 

"Nuk ekziston asnjë dëshmi që e vërteton gjithë këtë në lidhje me të akuzuarin Jane Bovarovski. Ngjarja nuk ka ndodhur për faj të këtij të akuzuari", tha ajo. 

 Jakimovska arsyetoi se Bovarovski nuk mund të jetë përgjegjës për veprën për të cilën akuzohet, duke pasur parasysh se nuk ishte i pranishëm në inspektimin teknik vjetor dhe kërkoi aktvendim lirues.

Fjalë përmbyllëse ka dhënë edhe i akuzuari Jane Bovarovski, i cili deklaroi se nga ana e tij, siç tha, "nuk është nënshkruar procesverbali nga ana ime dhe nuk i është lëshuar leje të automjetit”. 

 Shtoi se, siç tha, "të korrigjohet padrejtësia që më është bërë nga prokuroria publike, e cila është paushall".

 Paraprakisht sot, mbrojtja e të akuzuarit të katërt, Goran Dukovski, gjithashtu, ka dhënë fjalën përmbyllëse në të cilën avokati Sasho Dukovski ka kërkuar aktgjykim, me të cilin i akuzuari i katërt do të lirohet nga akuza.

 Fjalë përmbyllëse sot dha edhe mbrojtja e të akuzuarit të gjashtë, Manoil Trifunovski.

Në seancat e kaluara gjyqësore, fjalë përfundimtare dhanë mbrojtja e të akuzuarit të parë Durmish Beluli, i të akuzuarit të dytë Remzi Miftari dhe të akuzuarit të tretë Igor Gjorgjievski të cilët, gjithashtu, kërkuan lirim duke thënë se nuk janë dëshmuar veprat për të cilat akuzohen.  

Prokurori publik, Darko Jakimovski kërkoi dënimin më të rreptë për të akuzuarit për aksidentin e autobusit që ndodhi në vitin 2019 në afërsi të Llaskarcës. Sipas tij,  te të gjithë të akuzuarit ka pasur pamaturi në veprimet dhe ka qenë vetëm çështje kohe mbi çfarë baze, siç tha "kaosi i punës mund të rezultojë  me pasoja të tilla apo të ngjashme". 

 Dënim më të rreptë atëherë kërkuan edhe të dëmtuarit, prindërit dhe të afërmit e të vdekurve në aksident e komunikacionit. 

Të akuzuar për aksidentin në afërsi të Llaskarcës, që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë "Durmo Turs", përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërsa, tre punonjësit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Bukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për bashkëpjesëmarrje në të njëjtën vepër. 

Sipas nenit 300 paragrafi 2 nga Kodi Penal për të cilin akuzohen të dyshuarit, dënimi me burg është së paku katër vjet.  

 Procesin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska. 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR