• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Aktivitete parandaluese të MPB-së për sezon të sigurt të gjuetisë, trafik më të sigurt, mbrojtje nga zjarret...

Aktivitete parandaluese të MPB-së për sezon të sigurt të gjuetisë, trafik më të sigurt, mbrojtje nga zjarret...

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Në rajonin e sektorëve të punëve të brendshme Tetovë, Veles dhe Manastir janë realizuar disa aktivitete parandaluese në fushën e trafikut, pastaj mbrojtja e fondit të pyjeve dhe rreth masave në lidhje me fillimin e sezonit të gjuetisë.

Siç kumtoi sot MPB-ja, në rajonin e SPB Veles, përkatësisht në më shumë lokacione në dhe rreth Kavadarit, Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles në bashkëpunim me DÇSKRR Kavadar realizuan aktivitet parandalues në drejtim të obligimeve ligjore për ngasjen me automjet-në mënyrë obligative përdorimin e rripit të sigurisë dhe adaptimin e shpejtësisë së qarkullimit sipas kushteve në rrugë si njëra nga rregullat më të rëndësishme në drejtim të eliminimit të mundësive për aksidente në trafik.

"Në Resnjë, në rajonin e SPB Manastir gjatë takimit me qytetarët nëpunësit policorë e potencuan nevojën nga sjellja me kujdes dhe e përgjegjshme si gjatë vizitave në pyje, përkatësisht vendeve rekreative, poashtu edhe gjatë kryerjes së punëve bujqësore, kurse nga ana tjetër shoferëve të automjeteve të cilët qarkullojnë në rrugë në këtë rajon iu sugjerua të mos hedhin bishtat e cigareve dhe të ngjashme", informoi MPB.

Nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë realizuar takim të përbashkët me përfaqësues të tri shoqatave të gjuetarëve të fshatrave Bogovinë, Tearcë dhe Bërvenicë me potencimin për përmbajtje pa kusht dhe të tërësishëm ndaj Ligjit për gjueti dhe të Ligjit për armët. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR