Aktivitete parandaluese të MPB-së
- Në rajonin e Sektorëve për punë të brendshme Kumanovë, Tetovë dhe Manastir dje u realizuan aktivitete parandaluese fillimisht të fokusuara tek nxënësit.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:55, 21 nëntor, 2023
Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Në rajonin e Sektorëve për punë të brendshme Kumanovë, Tetovë dhe Manastir dje u realizuan aktivitete parandaluese fillimisht të fokusuara tek nxënësit.
Siç informojnë sot nga MPB, në kuadër të Ditës botërore të fëmijës, Seksioni për Parandalim në SPB Kumanovë organizoi një manifestim në qendër të qytetit në të cilin morën pjesë nxënës nga disa institucione arsimore të qytetit, nën moton - "Qytet i sigurt, qytet i bukur", ndërsa në Tetovë nëpunës policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Siguri në Komunikacionin Rrugor filluan zbatimin e projektit - “Patrullat e komunikacionit shkollor” i cili do të përfshijë më shumë shkolla fillore në zonën e Tetovës.
Edhe në Manastir, nëpunësit policorë nga SPB Manastir nën moton "Thuaj jo drogës, po jetës" realizuan punëtori parandaluese-edukative me nxënës të shkollave fillore të shkollës fillore komunale "Kirili dhe Metodi" nga Manastiri.
Në fakt, dje edhe në Resnjë, nëpunësi policorë nga NJPB Resnjë në kuadër të SPB Manastir kanë organizuar takime me qytetarë për temën e parandalimit të krimeve pronësore. ab/
Foto: МРB