• e mërkurë, 26 qershor 2024

Aktgjykim ndaj shtatë personave për pengesë të kontrollorit të trafikut ajror në M-NAV

Aktgjykim ndaj shtatë personave për pengesë të kontrollorit të trafikut ajror në M-NAV

Shkup, 14 qershor 2024 (MIA) - Gjykata Themelore Penale Shkup sot në lidhje me rastin e 4 janarit në objektin e M-NAV-së, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka marrë aktgjykim në bazë të propozim marrëveshjeve me shtatë persona të akuzuar si. bashkëkryerësit e veprës penale pengimi i një zyrtari në kryerjen e veprimit zyrtar nga neni 382 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftoi se gjashtë nga të akuzuarit për veprën penale janë dënuar me masë alternative – dënim me kusht, përkatësisht me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, i cili nuk do të zbatohet nëse në afat prej një viti e gjashtë muaj pas aktgjykimit të plotfuqishëm të aktgjykimit nuk kryen vepër të re.

“Për një të pandehur, i cili ka ndërmarrë veprime më të rënda për pengim të zyrtarit dhe më parë ka qenë i dënuar për vepër kundër sigurisë publike, është shqiptuar masë alternative - dënim me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse, pra dënim me burg prej dy vjetësh, i cili nuk do të kryhet nëse brenda pesë viteve pas marrjes së aktgjykimit të plotëfuqishëm nuk kryen vepër të re penale dhe në të njëjtën kohë Gjykata i cakton të pandehurit edhe detyrime të tjera që do t'i nënshtrohen mbikëqyrjes mbrojtëse”, sqarohet në njoftim.

Prokurorja Publike kompetente nga Prokuroria Themelore Publike Shkup i ka lidhur propozim-marrëveshjet pas grumbullimit dhe analizës së plotë të materialit dëshmues lidhur me ngjarjen në objektin e M-NAV, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

“Gjatë procedurës hetimore janë dhënë deklarata verbale nga punonjësit e M-NAV si dëshmitarë të ngjarjes dhe nga zyrtari i dëmtuar, si dhe raporte për sigurinë e trafikut ajror në momentet kritike nga Agjencia e Aviacionit Civil dhe agjencia ndërkombëtare Eurokontrol. Këto prova nuk tregojnë se në kohën e veprimeve të të pandehurve ka ekzistuar rrezik dhe është kërcënuar siguria e komunikacionit ajror dhe për ato arsye nuk ekziston më vepra penale - Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 i. Kodit Penal, për të cilin është ngitur hetim“ citohet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga video materiali i siguruar gjatë hetimeve dhe deklarimet e të dëmtuarit dhe dëshmitarëve, në njoftim nënvizohet se janë plotësuar vetëm karakteristikat e veprës penale të pengimit të zyrtarit në kryerjen e veprimit zyrtar dhe se në në përputhje me paragrafin 3, për të cilin dënimi ëshrë prej 3 muajsh deri në 5 vjet. Për këto arsye, prokurori publik kompetent ka kërkuar dhe ka marrë dakordësi nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup për ndryshimin e kualifikimit juridik sipas të cilit është zhvilluar procedura e deritanishme.

Të pandehurit, me veprim të përbashkët të ekzekutimit, duke dashur me forcë ta sulmonin – personitn e dëmtuar, i cili në kuadër të kompetencave të tij kryen punë me interes publik si kontrollues i trafikut ajror, e kanë penguar atë të kryente detyrën e tij zyrtare, citohet në njoftim.

“Pas hyrjes në objektin e M-NAV-së në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për urdhrin dhe disiplinën e punonjësve të organit të lundrimit ajror, kanë filluar të sillen dhunshëm dhe e kanë ofenduar punonjësin e lënduar. Ka pasur një debat dhe një shtytje mes të pandehurve dhe të dëmtuarit dhe në një moment njëri nga të pandehurit e ka goditur atë në fytyrë. Pas ngjarjes të gjithë janë larguar nga objekti i M-NAV, i dëmtuari nuk është kthyer në vendin e punës dhe

kështu me veprimet e tyre të pandehurit kanë penguar të dëmtuarin në kryerjen e detyrave të tij profesionale, si kontrollor fluturimi që ofron shërbime të navigimit ajror, citohet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Të ballafaquar me provat e kësaj vepre penale, të pandehurit shprehën gatishmërinë për të lidhur marrëveshje me prokurorinë për pranimin e fajësisë. Gjatë peshimit të sanksioneve të përcaktuara, janë vlerësuar individualisht të gjitha rrethanat dhe veprimet e secilit prej të dyshuarve të rastit, mungesa e pasojave të përhershme, si dhe praktika gjyqësore për dënimet për krime të tilla.

Për të dyshuarin e tetë të përfshirë nga hetimi fillestar, procedura është ndërprerë, pasi nuk ka marrë pjesë në veprimet e pengimit të zyrtarit në kryerjen e punës së tij.

Foto: Arkivi I MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR