• e hënë, 08 korrik 2024

Aksion i policisë në Gërçec, një sërë arrestimesh dhe bastisjesh

Aksion i policisë në Gërçec, një sërë arrestimesh dhe bastisjesh

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Policia sot në mëngjes po kryen një sërë bastisjesh dhe arrestimesh të anëtarëve të një klani kriminal nga Gërçeci, të cilët janë të lidhur me trafik droge dhe vrasje, mëson MIA.

Bastisje janë duke u bërë në Gërçec, Duçanxhik, Çair dhe lokacione të tjera. Sipas informacioneve të MIA-s, tashmë janë arrestuar disa persona, ndërsa operacioni është ende në vazhdim.

Gjatë ditës, pas përfundimit të aksionit, priten më shumë detaje nga policia. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR