• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aksion kundër korrupsionit në Shqipëri: Është arrestuar kryebashkiaku i Bulqizës

Aksion kundër korrupsionit në Shqipëri: Është arrestuar kryebashkiaku i Bulqizës

Tiranë, 16 mars 2023 (MIA) - Me urdhër të Prokurorisë speciale për krim të organizuar dhe korrupsion, SPAK, mbrëmë është arrestuar kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, lajmëruan mediumet shqiptare.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është arrestuar nga ana e policisë shtetërore. Arrestimi vjen me urdhër të SPAK-ut, sepse ngarkohet për dy akuza, për korrupsion dhe për keqpërdorim të tenderëve publik, thekson edicioni elektronik i gazetës "Koha jonë".

Sipas Top çanell, janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, të gjithë të punësuarit në administratën komunale, ndërsa të cilët ishin anëtarë të komisionit për zbatim të procedurave të tenderëve."Arrestimi i tij ndodhë dy muaj para zgjedhjeve lokale, në të cilat nuk fshihte se nga banorët e kësaj komujne do t akërkojë sërish besimin. Në zgjedhjet e fundit u rizgjodh si kandidat i Partisë socialiste në pushtet", thekson televizioni.

Bulqiza është qytet i njohur i xeheve në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, rreth njëzet kilometra larg Dibrës.

Në korrik të vitit 2021 për keqpëdorim me tenderë u arrestua kryebashkiaku i Lishnjës, Fatos Tushe, i cili tashmë është vuajtje dënimi. Edhe ai është nga radhët e socialistëve. ab/

Foto: Koha jonë

QËNDRONI TË LIDHUR