Aksident me autobus në Turqi, 11 viktima dhe 24 të lënduar
- Njëmbëdhjetë persona e humbën jetën, derisa 24 të tjerë u lënduan kur një autobus pasagjerësh u përplas në urën në zonën e Polatlit, qarku i Ankarasë, njoftojnë mediat turke.
- Post By Fami Bajrami
- 09:45, 9 gusht, 2024
Stamboll, 9 gusht 2024 (MIA) - Njëmbëdhjetë persona e humbën jetën, derisa 24 të tjerë u lënduan kur një autobus pasagjerësh u përplas në urën në zonën e Polatlit, qarku i Ankarasë, njoftojnë mediat turke.
Autobusi goditi një kolonë nën urë rreth orës 5 të mëngjesit sipas orës lokale në drejtim të Eskishehirit.
Në vendin e aksidentit kanë arrit zjarrfikëset, ekipet mjekësore dhe ato të shpëtimit.
Guvernatori i rajonit të Ankarasë, Vasip Shahin, tha se informacionet fillestare flasin se shoferin e kishte zënë gjumi pasi nuk ka indkakcione se ka tentuar të frenonte.
Foto: arkivi i MIA-s