• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ajdari: Qytetarët e Tetovës më herët kanë paguar nga 300 denarë për mbeturina, tani paguajnë nga 1.200 denarë

Ajdari: Qytetarët e Tetovës më herët kanë paguar nga 300 denarë për mbeturina, tani paguajnë nga 1.200 denarë

21 mars 2024 

Tani e tutje, falë kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami, qytetarët do të paguajnë 4 fishin e asaj që kanë paguar deri tani për mbeturinat. Këtë e dëshmojnë më së miri faturat që kanë arritur nga kompania SauberMacher tek qytetarët, kompani kjo e kontraktuar nga ana e Komunës së Tetovës për të menaxhuar me mbeturinat e qytetit.

Siç edhe mund të shihni, qytetarët që deri tani kanë paguar nga 300 denarë, tani e tutje do të paguajnë nga 1300 denarë në muaj. Për një vit, një familje do të shpenzojë 200 euro më tepër falë vendimeve të padrejta të individëve që po udhëheqin me Komunën e Tetovës.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e paaftësisë së Bilall Kasamit për të menaxhuar me institucionet komunale, duke i bërë të njëjtat me partneritet privato publik, vetëm e vetëm për të përfituar personat e afërt me të. Ndërsa e gjitha kjo po shkon në kurriz të qytetarëve dhe ndikon direkt në buxhetin familjar të të gjithë neve!

Sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarët e Tetovës detyrohen të paguajnë për shërbime fiktive që fare nuk i marrin. Shembull janë fakturat e mbeturinave që kemi siguruar nga f.Poroj dhe Xhepçisht, ku qytetarët paguajnë për kanalizim dhe ujë të pijshëm, nëdrsa nuk kanë sistem të kanalizimit dhe ujin e pijshëm e menaxhojnë bashkësitë lokale të këtyre fshatrave me mjete vetanake.

Komuna e Tetovës gjatë ditës së djeshme ka bërë apel që të gjithë qytetarët me faktura të larta të shkojnë në zyrat e tyre dhe të ankohen, ndërsa vetë këshilltarët e partisë që udhëheq me Komunën e Tetovës, në Këshillin e Komunës para disa javësh votuan rritjen e çmimit të shërbimeve Komunale.

E gjithë kjo mesa duket po bëhet vetëm e vetëm që kjo parti të bie në kontakt me qytetarët dhe t’i shantazhojë të njëjtit! Kryesia aktuale e Komunës së Tetovës, nuk kursen asgjë për të arritur interesat e tyre partiak!

I bëjmë thirrje publike kryetarit të Komunës së Tetovës që të mos u bëj presion dhe të mos i shantazhojë qytetarët por të merret me punët dhe obligimet që i takojnë një kryetarit të komunës.

Ju faleminderit!

Rina Ajdari - Deputete në Kuvendin e RMV-së nga Bashkimi Demokratik për Integrim

_________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR