Ageler: Ndërhyrja politike në gjyqësor nuk do të tolerohet
- Ndërhyrje politike në gjyqësor nuk mundet dhe nuk do të tolerohet, ka shkruar në statusin e saj zyrtar ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler, pas informacionit se ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti janë dy emrat e rinj në listën e zezë të Departamentit të shtetit.
- Post By Fami Bajrami
- 00:11, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Ndërhyrje politike në gjyqësor nuk mundet dhe nuk do të tolerohet, ka shkruar në statusin e saj zyrtar ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler, pas informacionit se ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti janë dy emrat e rinj në listën e zezë të Departamentit të shtetit.
"Vendosja e emrave të Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në drejtësi nuk munden dhe nuk do të tolerohen. SHBA do të vazhdojë të vendos në listë ata që përfshihen në korrupsion të konsiderueshëm e që minojnë institucionet demokratike. Askush nuk është mbi ligjin dhe përgjegjësia është thelbësore për progresin", thekson ambasadorja Ageler.
Foto: arkivi i MIA-s dhe skrinshot