• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ageler: Korridori 8 është investim në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, të të gjitha vendeve dhe më gjerë

Ageler: Korridori 8 është investim në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, të të gjitha vendeve dhe më gjerë

Tetovë, 4 prill 2023 (MIA) - Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler sot në ceremoninë solemne të vënies së gurthemelit të projektit të Korridorit 8 në fjalimin e saj para të pranishmëve theksoi se kjo është një ditë e veçantë për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe mbarë Evropën, por dhe një ditë shumë e madhe për SHBA-në dhe biznesin amerikan në vend.

Ageler e cila mori pjesë në vënien e gurthemelit të Korridorit 8 me çka edhe shënohet fillimi i ndërtimit të autostradës moderne dhe bashkëkohore Tetovë - Gostivar, Gostivar - Bukojçani, Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë theksoi se rregullimi i rrugëve në Maqedoninë e Veriut është e një rëndësie jetike për zhvillimin ekonomik.

"Ky është një investim në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendeve të lidhura me Korridorin 8 dhe më gjerë. Rregullimi i rrugëve në Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Zhvillimi i këtij rrjeti modern rrugor do të ndihmojë në lëvizjen e njerëzve, qarkullimin e mallrave dhe tërheqjen e investimeve. Rrugët e mira të transportit si Korridori 8 do ta ndihmojnë Maqedoninë e Veriut të përmirësojë integrimin e saj rajonal dhe të ndërtojë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj", ka thënë Ageler.

Ajo theksoi se ky është më shumë se një investim i zakonshëm në rrugët në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se bëhet fjalë për investim në të ardhmen e vendit, por edhe të të gjitha vendeve të lidhura me Korridorin 8 dhe më gjerë.

Ageler shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, madje deri te përfaqësuesit e “Behtel dhe Enka” dhe gjithë ekipet për përpjekjet e tyre për fillimin e këtij projekti.

Ambasadorja amerikane shprehu besimin se punët do të ecin shpejt dhe me sukses gjatë ndërtimit të siç tha ajo, “rrjetit modern rrugor i cili do të afrojë njerëzit e rajonit”. 

Foto: Qeveri

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR