• e enjte, 21 nëntor 2024

Aeroplanët luftarakë gjermanë do të dërgojnë ndihmë në Gaza "për aq kohë sa të jetë e nevojshme"

Aeroplanët luftarakë gjermanë do të dërgojnë ndihmë në Gaza

Berlin, 22 mars 2024 (MIA) - Armata gjermane është e gatshme të vazhdojë me fluturimet dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës për aq kohë sa të jetë e nevojshme, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

"Ne jemi të gatshëm, së bashku me partnerët tanë, përderisa i konsiderojmë të nevojshme këto fluturime... Forcat Ajrore do të fluturojnë për sa kohë të ketë ndihma për shpërndarje", theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane.

Sot, aeroplanët ushtarakë gjermanë bënë katër fluturime dhe dërguan gjithsej 22 tonë ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Forcat Ajrore Gjermane nisën shpërndarjen e ndihmave më 16 mars.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme i ka bërë sërish thirrje Izraelit që të lejojë shpërndarjen e më shumë ndihmave humanitare. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR