Ademi: Fronti evropian ka mbi 30 mijë vota më shumë se VLEN-i
- Shefi i Shtabit zgjedhor të Frontit Evropian, Arbër Ademi sonte në konferencën e dytë për media bëri të ditur se nga gjysma e votave të numëruara, koalicioni "Fronti Evropian" prin me mbi 30 mijë vota kundrejt koalicionit "VLEN".
- Post By Fami Bajrami
- 21:29, 8 maj, 2024

Tetovë, 8 maj 2024 (MIA) - Shefi i Shtabit zgjedhor të Frontit Evropian, Arbër Ademi sonte në konferencën e dytë për media bëri të ditur se nga gjysma e votave të numëruara, koalicioni "Fronti Evropian" prin me mbi 30 mijë vota kundrejt koalicionit "VLEN".
"Nga 50 për qind e votave të numëruara, sipas rezultateve preliminare, diferenca mes Frontit Evropian dhe opozitës është mbi 30 mijë vota. Jemi në avantazh pothuajse në të gjitha komunat. Në Dibër 2:1, në Strugë më shumë se 2:1, Kërçovë 5:1, Vrapçishtë më shumë se 2:1. Në avantazh jemi edhe në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Likovë...”, deklaroi Ademi.
Vlerësimet e koalicionit janë se do të kenë mbi 20 mandate deputetësh.
Foto: MIA