• e hënë, 26 gusht 2024

МIА paralajmërime МКD (PLT)

МIА paralajmërime МКD (PLT)

26 gusht 2024 

Shkup - Mbledhje e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (10:00)

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski me rastin e shënimit të ditëlindjes së Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Terezë, do të marrë pjesë në manifestimin "Drita e Gonxhes" në sshtëpinë përkujtimore dhe përmendoren e Nënës Terezë në rrugën "Maqedonia". (10:00/pas përfundimit të ngjarjes është paraparë Mickoski të japë deklaratë për mediumet)

Shkup -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti do të flasë në koncertin me rastin e 114-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë. (Qendra kulturore informative, salloni 19:19 /18:00)

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Angel Angellov dhe kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkoski do të kontrollojnë punët ndërtimore në klubin e parë sociaël për adoleshentë dhe të rritur me spektër autik. (rr. "Gjorçe Petrov" nr. 73/12:00)

Strumicë - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe do të marrë pjesë në fillimin e ndërtimit të tregut të ri të qytetit në Strumicë, pas çka do të japë deklaratë për mediumet. (10:30) 

Shkup - Konferencë për shtyp e Bisera Kostandinovska - Stojçevskës, deputete e LSDM-së. (LSDM/11:00)

Shkup - Zhan Pjer Simeonit, laureatit të sivjetmë të Mbrëmjeve strugane të poezisë, do t'i dorëzohet anëtarësimi i nderit në Shoqatën e shkrimtarëve të Maqedonisë. (SHSHM/rr. "Maksim Gorki" nr. 18/18:00)

_________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR