• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Paralajmërime MKD

MIA Paralajmërime MKD

12 nëntor 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të takohet me Jan Borg, kryesues aktual i OSBE-së, nënkryetar dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Maltës. (Salla e Komisionit kushtetues/18:05)

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 19-të. (Salla "Maqedonia"/11:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë. (Salla 6/10:00)

Shkup - Seancë e Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Salla e Komisionit kushtetues/10:30)

Shkup - Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat do të mbajë seancën e dytë dhe të tretë. (Salla 4/10:30/10:45)

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe nënkryetarët e Kuvendit, Antonio Milloshoski, Vesna Bendevska dhe Jovan Mitreski do të mbajnë takim me ish kongresistë dhe nëpunës nga Kongresi amerikan, përfaqësues të Institutit Republikan Ndërkombëtar nga Uashingtoni dhe përfaqësues nga Zyra e IRI-t në RMV. (Salla e Qeverisë/14:00)

Shkup - Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm të Kuvendit, Nikolla Gjoshevski, Boban Stojanoski dhe Ibush Jusufi do të takohen me ish kongresistë dhe nëpunës nga Kongresi amerikan, përfaqësues të Institutit Republikan Ndërkombëtar nga Uashingtoni dhe përfaqësues nga Zyra e IRI-t në RMV. (Salla e Qeverisë/14:35)

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe pronari dhe menaxheri i Breinçajld, Ralf Hening Grosel do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë shtetërore për dy projekte të veçanta investuese që do të realizohen paralelisht nga të dy subjektet juridike. (Qeveri, salla ceremoniale/11:15, konferencë e përbashkët për shtyp qeveri, Media qendra/11:30)

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski do të jetë nikoqir i kryesuesit aktual të OSBE-së, nënkryetarit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregti të Maltës, Jan Borg. (MPJ, arritja dhe pritja/15:50, takimi tet-a-tet/15:55, takim shumëpalësh plenar/16:15, konferencë për shtyp/16:50)

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve trepalëshe të bashkëpunimit në kuadër të projektit "Përfshirja e fëmijëve romë në institucionet publike komunale - kopshte, ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, komunat dhe institucionet publike komunale-kopshtet. (Klubi i deputetëve/10:00)

Shkup - Konferencë e shtatë rajonale për e-tregti nën moton "E-commerce: Untangling potencial", ku deklaratë për media do të kenë ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski, ambasadorja gjermane Petra Dreksler, Maria Kanelopulu nga Delegacioni i BE-së dhe kryetarja e Asociacionit për e-tregti Nina Angellovska Stankov. (Opera dhe Baleti kombëtar, deklaratë për media/8:45)

Shkup - Konferencë për shtyp e koalicionit VLEN. (Kuvendi i RMV-së/10:30)

Shkup - Ngjarje për projektin "Statistikat e Maqedonisë së Veriut e harmonizuar me nevojat e përdoruesve dhe kërkesat e BE-së" organizuar nga Unioni i Odave Ekonomike të Maqedonisë (h. "Meriot"/10:00).

Shkup - Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik do të mbajë manifestimin "Perspektiva për një të ardhme të përbashkët", ku do të diskutohet për procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë. (Kampusi i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik/10:00, regjistrimi/9:30)

Tetovë- Promovimi i librave, Iljaz Halimi, Partia Demokratike Popullore. (Fakulteti juridik - salla, nr. 408/ 11:00)

Shkup - Tribunë shkencore "Vepra letrare e shkrimtarit Mehmedali Hoxha" organizuar nga Fakulteti filologjik "Bllazhe Koneski" Katedra e Gjuhës dhe letërsisë shqipe. (Fakulteti filologjik "Bllazhe Koneski", salla e mbledhjeve/11:00)

Shkup - Tribunë dialogje letrare organizuar nga Instituti për letërsi maqedonase. (Instituti i letërsisë maqedonase/12:00)

Shkup - Sindikata e sporteve të Shkupit do t'i ndajë çmimet 13 Nëntori me rastin e ditës së çlirimit të Shkupit. (QS Jane Sandanski, salla e konferencave/12:00)

___________________________________________________________________________________________________ 

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

QËNDRONI TË LIDHUR