Аliu: Masa të përforcuara antikorrupsion dhe transparencë më të madhe në prokurimet publike në shëndetësi
- Транспарентноста и отчетноста претставуваат клучни приоритети во функционирањето на здравствениот систем и континуирано работиме на подобрување на процедурите и зголемување на довербата во здравствениот систем. Согласно извештајот - во здравството уделот на жалбените решенија изнесува 2,43 отсто, што е под вкупниот државен просек од 2,88 отсто. При тоа најголем дел од спорните точки се поврзани со евалуацијата на понудите. Токму затоа Министерството веќе презеде мерки, кои дадоа и први конкретни резултати - за помалку од шест месеци го зголемивме резултатот во системот на интегритет од 34,2 отсто во 2024 на 66,15 отсто во 2025, истакна денеска министерот Азир Алиу на настан, посветен на дијалог за зајакнување на антикорупциските мерки во јавните набавки, организиран од Центарот за граѓански комуникации.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:43, 16 prill, 2026
Shkup, 16 prill 2026 (MIA) - Transparenca dhe llogaridhënia përbëjnë prioritete kyçe në funksionimin e sistemit shëndetësor dhe ne po punojmë vazhdimisht për përmirësimin e procedurave dhe rritjen e besimit në sistemin shëndetësor. Sipas raportit, në shëndetësi pjesëmarrja e vendimeve për ankesa është 2,43%, që është nën mesataren shtetërore prej 2,88%. Në këtë kontekst, pjesa më e madhe e pikave kontestuese lidhen me vlerësimin e ofertave. Pikërisht për këtë arsye, Ministria tashmë ka ndërmarrë masa që kanë dhënë edhe rezultatet e para konkrete – për më pak se gjashtë muaj kemi rritur rezultatin në sistemin e integritetit nga 34,2 për qind në vitin 2024 në 66,15 për qind në vitin 2025, theksoi sot ministri Azir Aliu në ngjarjen kushtuar dialogur për përforcimin e masave antikorrupsion në prokurimet publike, të organizuar nga Qendra për Komunikime Qytetare.

Në të njëjtën linjë, theksoi ministri është edhe furnizimi trevjeçar me barna për sëmundje të rralla, i cili sjell vazhdimësi për pacientët dhe planifikim më të mirë për furnizuesit.
Qëllimi ynë është që shëndetësia të mos jetë vetëm nën mesataren shtetërore, por të bëhet shembull për ligjshmëri, parashikueshmëri dhe besim, theksoi ministri Azir Aliu në ngjarjen e sotme, të organizuar nga Qendra për Komunikime Qytetare, kushtuar dialogut për forcimin e masave antikorrupsion në prokurimet publike. Si pjesë e reformave, në Ligjin e ri për barna parashikohen procedura më efikase për miratimin dhe regjistrimin e barnave, modernizim i sistemit, shkurtim i kohës për disponueshmërinë e tyre dhe vendosje e mekanizmave për monitorimin e furnizimit, me qëllim parandalimin e mungesave eventuale. Njëkohësisht, digjitalizimi mbetet një segment i rëndësishëm në forcimin e transparencës.
Gjithashtu, është krijuar një portal i ri publik për donacione, si dhe një platformë online për raportimin anonim të parregullsive dhe korrupsionit në shëndetësi, që mundëson rritje të besimit të qytetarëve dhe mbrojtje më efikase të interesit publik, shtoi Aliu.
Foto: Ministria e Shëndetësisë