• e premte, 17 prill 2026

Ushtrim simulues i policisë së Maqedonisë në aeroportin e Ohrit

Ushtrim simulues i policisë së Maqedonisë në aeroportin e Ohrit

Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se sot duke filluar nga ora 15.00 dhe nesër duke filluar nga ora 13.30 në aeroportin ndërkombëtar "Shën Apostull Pavle" në Ohër, do të mbahet një ushtrim simulues.

"Qëllimi i ushtrimit është verifikimi i përgatitjes, koordinimit dhe efikasitetit të institucioneve kompetente në kushte të situatave të krizve dhe atyre të jashtëtakonshme.

Nga MPB-ja informojnë se në kuadër të ushtrimit, do të ketë një numër të shtuar të nëpunësve policorë dhe automjeteve dhe do të dëgjohen tingujt e përdorimit të armëve të zjarrit. ls/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR