• e premte, 17 prill 2026

Siljanovska-Davkova do të mbajë fjalim në "Panelin e udhëheqësve" në Forumin Diplomatik në Antalia

Siljanovska-Davkova do të mbajë fjalim në

Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova sot do të mbajë fjalim në "Panelin e udhëheqësve" në në Forumin Diplomatik në Antalia, i cili mbahet nga 17 deri më 19 prill, me temë "Hartëzimi i së ardhmes, menaxhimi me pasiguritë", informuan nga kabineti i saj. 

“Paneli i udhëheqësve” do të moderohet nga Mevlut Çavushogllu, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, deputet i Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe shef i Delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Pjesëmarrës tjerë në panelin janë paralajmëruar presidenti i Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokaev, kryeministri i Pakistanit, Muhamed Shehbaz Sharif, kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Tani, dhe kryeministri i Gruzisë, Irakli Kobaxise.

Siljanovska-Davkova, në kuadër të vizitës së saj të punës në Turqi, dje në Stamboll zhvilloi një takim bilateral me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, në të cilin u konkludua se marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut-Turqisë pasqyrohen me miqësi të fuqishme, besim dhe mbështetje e vazhdueshme e ndërsjellë.

"Në forumin e 5-të diplomatik në Antalia, të cilin e organizon Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, nën patronazhin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, janë paralajmëruar pjesëmarrëes nga 155 vende, midis të cilëve 21 krerë shtetesh dhe qeverish, 61 ministra, si dhe dhjetëra parlamentarë". ls/

Foto: Fejsbuku i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR