Është stabile gjendja e të lënduarve në zjarrin në Koçan, në mjekim shtëpiak janë 13 pacientë
- Serioze, por stabile është gjendja e pacientëve të lënduar të cilët për momentin janë në mjekim nga lëndimet e marra nga zjarri në Koçan. Po mendohet edhe për kthimin e disa prej atyre të cilët po mjekohen jashtë vendit. Pas obduksionit të kryer të personave të vdekur nga zjarri, tek të gjithë është konstatuar vdekje e dhunshme nga ngulfatja që drejtpërdrejtë është shkaktuar nga zjarri.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:06, 22 mars, 2025

Shkup, 22 mars 2-25 (MIA) - Serioze, por stabile është gjendja e pacientëve të lënduar të cilët për momentin janë në mjekim nga lëndimet e marra nga zjarri në Koçan. Po mendohet edhe për kthimin e disa prej atyre të cilët po mjekohen jashtë vendit. Pas obduksionit të kryer të personave të vdekur nga zjarri, tek të gjithë është konstatuar vdekje e dhunshme nga ngulfatja që drejtpërdrejtë është shkaktuar nga zjarri.
Sipas informatave të fundit, gjithsej 162 pacientë të lënduar për momentin po mjekohen nga lëndimet e marra në zjarrin në Kopan, prej të cilëve 115 janë për mjekim jashtë vendit. "Përveç një pacienti që po mjekohet në Turqi, të tjerët janë në gjendje serioze, por stabile", informoi dje në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë. Arben Taravari.
Në mjekim shtëpiak dje u lëshuan dhjetë nga pacientët të cilët ishin të shtrirë në klinikat e vendit, ndërsa pardje nga spitali u lëshuan tre pacientë. Me këtë, në Qendrën klinike për mjekim janë 25 pacientë, në SPQ "8 Shtatori" 12, në Spitlain e përgjithshëm të qytetit 11 dhe në Shtip një pacient. Lidhur me lëshimet - një pacient bga Shtipi, është një lëshim nga Kirurgjia e fëmijëve, tre do të lëshohen nga Kirurgjia torakale. Në "Sistina" dhe "Zhan Mitrev" gjithsej po mjekohen nëntë pacientë, prej tyre dje janë lëshuar pesë.
Lidhur me ata pacientë të cilët ndodhen për mjekim jashtë vendit, në Serbi janë 30, prej të cilëve dy janë ekstubuar. Në Bullgari 15 pacientë prej të cilëve tre tashmë janë ekstubuar. Në Greqi 12, prej të cilëve dy janë në gjendje kritike. Në Ankara gjashtë pacientë janë ekstubuar, përderisa po aq janë ekstubuar edhe në spitalin në Stamboll.
Në Spanjë, siç tha Taravari, po mjekohen shtatë pacientë, në Austri pesë, në Hungari gjashtë pacientë, prej të cilëve njëri është tashmë me temperaturë dhe me kollë, të tjerët janë në gjendje stabile.
"Në Kroaci janë pesë pacientë, njëri është i intubuar dhe stabil dhe katër të tjerë janë në gjendje plotësisht stabile. Në Slloveni janë gjithsej katër pacientë, prej të cilëve tre në gjendje më serioze. Në Lituani janë katër pacientë, njëri prej të cilëve është ekstubuar atje, që do të thotë se është në gjendje më të mirë. Në Belgjikë katër pacientë prej të cilëve katër janë në gjendje stabile. Në Itali katër pacientë të cilët tashmë janë në këmbë. Domethënë ka mundësi që javën e ardhshme do flasim edhe për protokollet e kthimit të këtyre pacientëve. Në Suedi janë katër pacientë, dy prej të cilëve janë në gjendje plotësisht stabile dhe në Poloni janë dy pacientë të cilët vetëm njëri është i intubuar", tha Taravari.
Në mbledhjen e djeshme të Shtabit të krizës është hapur edhe tema e kthimit të pacientëve nga java e ardhshme.
"Kemi paralajmërime nga vende të caktuara ku pacientët janë në gjendje të mirë, me qëllim për të përgatitur protokolle se si do të jetë kthimi i tyre, nëse do të kenë nevojë të akomodohen pasi që do të rikontrollohen nga mjekët tanë. Ata që janë në gjendje të mirë pas kontrollit nga mjeku mund të lëshohen për në shtëpi", tha ai.
Sipas tij, faza tjetër janë infeksionet e mundshme tek këta pacientë dhe për këtë arsye duhet të parandalohet maksimalisht që të mos shfaqen komplikime.
Në Klinikën për toksikologji deri më tani kanëq arkulluar 20 pacientë të cilët kanë thithur gazra helmues gjatë zjarrit të tmerrshëm në duskotekën në Koçan. prej tyre 13 për shkak të përkeqësimit të gjendjes apo për shkak të nevojës për ventilim mekanik janë zhvendosur në klinika të tjera, kryesisht në Klinikën për mjekim intensiv, ndërsa disa janë dërguar jashtë vendit. Në Toksikologji për momentin janë të hospitalizuar shtatë pacientë, ndërsa të gjithë këta 20 pacientë përfshirë edhe ata në KARMI dhe jashtë vendit janë në gjendje të mirë të përgjithshme.
Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut informoi se deri më tani janë mbledhur 48.172.115 denarë për mbështetje të të pësuarve nga zjarri në Koçan dhe për familjet e tyre.
Mjekimi sigurohet nga ana e shtetit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se mjekimi i pacientëve nga zjarri në Koçan në shtetet e tjera është në përgjithësi falas.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me spekulimet se po grumbullohen para për mjekimin, ai u përgjigj se nuk ka nevojë për të pavërteta.
“Në përgjithësi në 99 për qind mjekimi është falas dhe nuk ka nevojë askush të grumbullojë para. Kështu që, nuk ka nevojë për spekulime dhe të pavërteta. Kjo është e vërteta që është publikuar para tre-katër ditëve, nuk është prej tani. Ndoshta në ndonjë shtet, megjithatë, në përgjithësi 99 për qind e mjekimit në të gjitha shtetet është falas”, tha ai.
Shtoi se Qeveria ka siguruar mjete për udhëtim dhe akomodim të dy prindërve ose anëtarëve të familjes së pacientëve në të gjitha shtetet.
Ministri në konferencën e djeshme për media pas takimit të rregullt të shtabit të krizave në Ministrinë e Shëndetësisë informoi se numri i pacientëve të cilët mjekohen për momentin është 162, ndërsa sot 10 nga pacientët të cilët janë të shtrirë në spitalet në vend do të lëshohen.
Është siguruar mbështetje psikologjike për nxënësit, më e prëforcuar në disa komuna të prekura
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me UNICEF-in, profesorët e Institutit të Psikologjisë pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Oda e Psikologëve të Maqedonisë dhe Kryqi i Kuq, ofruan mbështetje të fuqishme psikologjike për të gjithë nxënësit në vend, e cila do të jetë më intensive në komunat ku një numër i madh i të rinjve, në fatkeqësinë në Koçan humbën vëllezërit, motrat, shokët dhe bashkëmoshatarët, informoi dje ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
"Menjëherë pas ngjarjes tragjike u përgatitën dhe u dërguan udhëzime shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve për veprim në periudhën e ardhshme, gjegjësisht për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes psikosociale. Udhëzimet janë të disponueshme në të pesë gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi. Është formuar rrjet prej 100 psikologëve të shkollave nga Shkupi, por edhe nga qytete të tjera, të cilët po i drejtojmë në Koçan, Vinicë, Shtip, Çeshinovë - Obleshevë dhe vendet në rrethinë, si mbështetje për kolegët e shkollave atje, për të punuar me nxënësit, prindërit e tyre, mësimdhënësit dhe qytetarët në përgjithësi, ndërsa duke vepruar sipas protokollit të posaçëm të përgatitur për ndërhyrje në krizë", tha Janevska.
Deri më tani, 32 psikologë kanë përfunduar trajnimin e specializuar, në të cilën janë përfshirë Oda e Psikologëve, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe UNICEF-i, dhe tashmë ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë në terren. Të tjerët do të përfshihen pasi të kenë dhënë trajnimin e sotëm.
Autopsia dhe identifikimi përfundoi në një kohë shumë të shkurtër, te të gjithë viktimat e zjarrit në Koçan u konstatua vdekja nga asfiksioni
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, Svetozar Antoviq dhe udhëheqësi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov sot njoftoi se pas ngjarjes tragjike në Koçan për një kohë shumë të shkurtër janë kryer 59 autopsi të trupave dhe identifikimin e viktimave.
Siç theksuan në konferencnë për media, për këtë janë formuar 6 ekipe, ku përveç ekspertëve të mjekësisë ligjore kanë qenë edhe patologë. Janë përfshirë edhe ekipe të MPB-së.
Të gjitha viktimat u zbuluan se kishin vdekur nga mbytja e shkaktuar drejtpërdrejt nga zjarri.
Në muajin mars pritet të përfundojnë të gjitha raportet e autopsisë.
Rrobat dhe gjithçka që u janë gjetur viktimave janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, por janë në kompetencë të Prokurorisë dhe do të vendosë se çfarë do të ndodhë me ta sepse mund të çohen më tej në ndonjë procedurë gjyqësore.
Sipas Stankovit, menjëherë pas marrjes së informacionit për aksidentin, brenda një ore, të gjithë punonjësit e Institutit kanë mbërritur në vendet e tyre të punës dhe është bërë plani për veprimet e duhura. Është kryer autopsi tek 15 persona, të cilët më pas janë dorëzuar në ndërmarrjen mortore.
"Qëllimi ishte një përfundim i shpejtë dhe cilësor i autopsive që filluan në mbrëmjen e 16 marsit, ndërsa përfunduan në mëngjesin e 18 marsit, si dhe identifikimi i saktë", vuri në dukje Stankov.
Edhe ai edhe dekani i fakultetit shprehën ngushëllimet për familjet dhe u uruan shërim të shpejtë të lënduarve të shtruar në spital.
ISHT vendosi t'ua marrë licencat 13 objekteve hotelierike, ndërsa Ministria e Transportit 97 licenca në pajtim me Ligjin për ndërtime
Nga rreth 1.100 licenca të dhëna në përputhje me Ligjin për ndërtimtari dhe Ligjin për urbanistikë, Ministria e Transportit ka kontrolluar deri më tani 643, me ç'rast tek 97 prej tyre është konstatuar se pas dhënies së licencave, personat juridikë kanë ndaluar t'i plotësojnë kushtet ligjore në bazë të të cilave janë lëshuar, për shkask të së cilës do të merren vendime për marrjen e tyre, paralajmëroi sot ministri i Transportit, Aleksandar Nikollosski dhe shtoi se pret që deri më martën të kontrollohen të gjitha licencat e lëshuara.
Siç shpjegoi ai në një konferencë për shtyp në Qeveri, 13 personave juridikë iu është hequr licenca A për kontraktorët e kategorisë së parë, 34 personave juridikë u është hequr licenca për kontraktorët e kategorisë së dytë, dy personave juridikë iu është hequr licenca A për mbikëqyrje të ndërtimit të objekteve të kategorisë së parë, gjashtë subjekteve juridike mbi ndërtimet e kategorisë së dytë B është hequr licenca për projektim të objekteve të kategorisë së parë, 20 personave juridikë iu është hequr licenca B për projektim të objekteve të kategorisë së dytë, dy personave juridikë u është hequr licenca për rishikim të dokumentacionit të projektit të objekteve të kategorisë së dytë, një personi juridik i është hequr licenca për menaxher mirëmbajtjeje të objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë dhe 16 subjekteve juridike të planeve urbanistike u është hequr licenca. I gjithë raporti, theksoi ai, do t'i dorëzohet organeve të rendit dhe presim që të marrin masa. Paralelisht, shtoi ai, ka filluar procedura për kontrollin e të gjitha licencave dhe autorizimeve të dhëna në fushën e transportit rrugor.
"Ministria aktualisht është duke bërë kontroll të të gjitha licencave të lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për urbanistikë. Ligjet për kontroll nuk janë të qarta dhe nuk janë ekskluzive, prandaj kontrolli tani bëhet në bazë të vendimit politik dhe pas përfundimit të procedurave do të pasojnë ndryshime ligjorem me të cilat çdo gjashtë muaj do të ketë detyrim të kryhet kontroll të gjithçkaje që ështëlëshuar nga ana e institucioneve", tha Nikolloski.
Theksoi se ideja është që të bëhet një revizion i madh i zgjidhjeve ekzistuese ligjore për të parandaluar abuzimin e tyre. Siç tha ai, do të paraqesin ndryshime ligjore, me të cilat që do të kërkojnë që menjëherë t'i hiqet licenca dhe ankesa të mos vonojë përmbarimin.
Në përgjigje të një pyetjeje ai theksoi se kryeministri Hristijan Mickoski ka mbështetjen e plotë të partisë për të sqaruar të gjitha problemet që çuan në tragjedinë në klubin "Puls" në Koçan.
Ministria e Transportit, siç tha ai, nuk ka kompetenca mbi objektin e klubit "Puls", i cili është objekt i kategorisë B, sepse pas miratimit të Ligjit për decentralizim, Ministria është kompetente vetëm për objektet e kategorisë A.
Sipas ligjit aktual, siç ka shpjeguar ai, Ministria e Ekonomisë është dashur që në afat prej tri ditëve të punës, sipas detyrës zyrtare, të kontrollojë deklaratat në rrëfimet e aplikuesit për licencë se objekti i plotëson të gjitha dispozitat e parapara.
Në zjarrin në diskotekën në Koçan të dielën herët në mëngjes jetën e humbën 59 persona, ndërsa mbi 190 u lënduan. ab/
Fotо: МIА Arkivi