Është shuar zjarri tek kompleksi hotelerik Manastir, po vërtetohen shkaqet
- Zjarri në kompleksin hotelerik Manastir në Berovë është vënë nën kontroll mbrëmë nga zjarrfikësit e NJTZ Berovë dhe zonat përreth. Nuk ka persona të lënduar, megjithëse një pjesë e të mysafirëve janë evakuuar më parë. Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ku më pas duhet të bëhet vlerësimi.
- Post By Fami Bajrami
- 07:56, 28 tetor, 2024
Berovë, 28 tetor 2024 (MIA) - Zjarri në kompleksin hotelerik Manastir në Berovë është vënë nën kontroll mbrëmë nga zjarrfikësit e NJTZ Berovë dhe zonat përreth. Nuk ka persona të lënduar, megjithëse një pjesë e të mysafirëve janë evakuuar më parë. Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ku më pas duhet të bëhet vlerësimi.
"Zjarri ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga zgara. Është intervenuar me 15 zjarrfikës dhe 4 automjete të zjarrfikësve, ndërsa është kërkuar ndihmë në zjarrfikës dhe automjete nga NJTZ Vinicë, Koçan, Strumicë dhe Shoqata vullnetare Pehçevë. Zjarri është i lokalizuar, një pjesë e tarracës është përfshirë dhe nuk është lejuar përhapja e zjarrit nëpër dhoma, ka dëme të mëdha materiale, por nuk është lejuar që zjarri të përfshijë hotelin", informoi komandanti i NJTZ Berovë, Sashko Rumenovski.
Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale të cilat ende nuk janë konfirmuar.
Në afërsi të kompleksit ndodhet manastiri i grave nuk është kapluar nga zjarri.
Ekipi i NJTZ Berovë ka kujdestaruar në vendin e shpërthimit dhe gjatë natës.
Më shumë detaje rreth shkaqeve të shpërthimit të zjarrit janë paralajmëruar për sot. rq/
Foto: MIA