Është rrokullisur një autobus në Gjermani, të paktën pesë të vdekur
- Një autobus është rrokullisur në autostradën A9 në afërsi të qytetit gjerman Lajpcig, duke lënë të vdekur të paktën pesë persona. Udhëtarët e tjerë janë lënduar rëndë.

Berlin, 27 mars 2024 (MIA) - Një autobus është rrokullisur në autostradën A9 në afërsi të qytetit gjerman Lajpcig, duke lënë të vdekur të paktën pesë persona. Udhëtarët e tjerë janë lënduar rëndë.
“Në aksidentin e humbën jetën pesë persona”, konfirmoi zëdhënësi i policisë Olaf Houp për “Bild” gjerman, ndërsa identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur.
Autostrada është e mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa në vendngjarje ndodhen policia dhe hetuesit si dhe ekipet e emergjencës.
Ekipet e shpëtimit kumtuan se në vendin e aksidentit janë në detyrë pesë helikopterë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s