Është përmbytur një tanker në Japoni, pesë anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur
- Pesë anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur pasi një tanker koreanojugor është përmbytur sot në qytetin perëndimor japonez Shimonoseki, kumtoi zyra e rojës bregdetare.
- Post By Fami Bajrami
- 09:21, 20 mars, 2024

Tokio, 20 mars 2024 (MIA) - Pesë anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur pasi një tanker koreanojugor është përmbytur sot në qytetin perëndimor japonez Shimonoseki, kumtoi zyra e rojës bregdetare.
Në momentin e incidentit, në bord ndodheshin 11 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët tetë ishin indonezianë, dy koreanojugor dhe një kinez. Gjendja e gjashtë anëtarëve të shpëtuar të ekuipazhit nuk është e njohur.
Tankeri transportonte 980 tonë acid akrilik, kumtuan nga zyra e rojes bregdetare. Paralajmërimet për erëra të fuqishme dhe dallgë të larta janë lëshuar në momentin e incidentit, kumtoi Kjodo. rq/
Foto: EPA