Është ndërprerë Komisioni kuvendor për politikë sociale, demografi dhe të rinj
- Komisioni kuvendor për politikë sociale, demografi dhe të rinj sot nuk mbajti mbledhje pasi që kryetarja e tij, Ilire Dauti, nuk e pranoi propozimin e deputetes Jovana Trençevska nga LSDM që rendi i ditës të plotësohet me Propozim-ligjin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe familjeve të tyre.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:51, 14 nëntor, 2024
Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni kuvendor për politikë sociale, demografi dhe të rinj sot nuk mbajti mbledhje pasi që kryetarja e tij, Ilire Dauti, nuk e pranoi propozimin e deputetes Jovana Trençevska nga LSDM që rendi i ditës të plotësohet me Propozim-ligjin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe familjeve të tyre.
Dauti e ndërpreu seancën, siç tha "sepse nuk ka mirëkuptim" dhe tha se për mbajtjen e saj do të kumtohet plotësisht.
"Ju sërish kërkoni pika të vendoset në rend dite, por ne kemi qëndrime tërësisht të ndryshme. Kjo është temë politike, të gjithë duhet të jenë të involvuar në mënyrë që të shqyrtohet. Kemi shtet të përbashkët dhe kishim moto 'Një shoqëri për të gjithë'. Por, është keq që ju nuk e kuptoni se luftëtarët e UÇK-së duhet të trajtohen në mënyrë të njejtë siç propozoni në këtë ligj. Ai debat nuk është për këtu, por për një vend tjetër", tha Dauti.
Trençevska replikoi se pika që e propozon duhet të vihen nër end dite në mënyrë që të mund të diskutohet për qëndrime të ndryshme.
"Askush nuk ju pengon dhe në pajtim me Rregulloren keni të drejtë të parashtroni edhe ju propozim-ligj për qëndrimet e juaja. Ai është qëndrim i Lidhjes socialdemokrate dhe e parashtruam këtë Propozim-ligj, ndërsa ju keni obligim, sipas Rregullores, ta vendosni në votim si pikë plotësuese e rendit të ditës", tha Trençevska.
Në rend dite të Komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj kishte dy pika: Plani financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital të financuar pensional për vitin 2025 dhe Propozim-vendimi për pajtueshmëri të Vendimit për vlerën e kompensimit mujor që e paguan Agjencia për supervizion të sigurimit kapital të financuar pensional nga shoqatat pensioniste për vitin 2025, në lexim të dytë. ab/
Foto: printskrin