• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është lënduar rëndë një punëtor në një firmë në Shkup

Është lënduar rëndë një punëtor në një firmë në Shkup

Shkup, 6 qershor (MIA) - Një shkupjan 23-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në zonën e Gazi Babës.

Siç kumtoi MPB-ja, rasti dje në SPB - Shkup ishte raportuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "Shën Naumi i Ohrit".

"Nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit 'Shën Naumi i Ohrit' Shkup është raportuar se për ndihmë u ka ardhur M.N.(23) nga Shkupi, i cili ka raportuar se është lënduar me datë 04.06.2024 gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në zonën e Gazi Babës. Mjeku ka konstatuar lëndime të rënda trupore dhe për ngjarjen është njoftuar edhe një inspektor i punës", bëjnë të ditur nga MPB-ja. rq/fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR