• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është grabitur një filial banke në Shkup

Është grabitur një filial banke në Shkup

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Filiali i një banke në bulevardin "Kuzman Josifovski - Pitu" në Shkup sot paradite është grabitur nga një person i cili duke u kërcënuar me pistoletë ka marrë para. 

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme grabitja është denoncuar në SPB Shkup në orën 11:25. 

"Sot (04.06.2024) në orën 11:25 në SPB Shkup ishte denoncuar se në filialin e një banke në bulevardin 'Kuzman Josifovski - Pitu' në Shkup, një person duke u kërcënuar me pistoletë nga të punësuarit ka marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR