• e enjte, 27 qershor 2024

Është gjetur drogë gjatë bastisjes në Shkup

Është gjetur drogë gjatë bastisjes në Shkup

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Nëpunësit policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar të Drogave në SPB Shkup dje në orën 13:10 në zonën e Karposhit kanë privuar N.S.(51) nga Tetova, me banim në Shkup.

Siç informon MPB-ja, gjatë bastisjes në banesën e saj, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri ngjyrë kafe.

Gruaja është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR