• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është djegur një automjet i Ndihmës së shpejtë në Kumanovë, nuk ka të lënduar

Është djegur një automjet i Ndihmës së shpejtë në Kumanovë, nuk ka të lënduar

Kumanovë, 29 gusht 2023 (MIA) - Një automjet i Ndihmës së shpejtë nga Kumanova është djegur në rrugën “Tode Mendol”. Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndonëse me automjetin nga Shkupi në Kumanovë është transportuar një pacient.

"Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Shoferi dhe kalimtarët kanë reaguar me kohë, e kanë dërguar pacientin në vend të sigurt dhe kanë filluar të shuajnë tymin nga pjesa e përparme e veturës", tha për MIA-n, drejtori i Shtëpisë shëndetësore, Faruk Alili.

Ndihmja e shpejtë nga Kumanova ka gjithsej katër autoambulanca, tani për shkak të incidentit kanë mbetur edhe tri. Alili thekson se të gjitha automjetet janë të siguruara.

"Kemi edhe një servis shërbimi,  do të presim dhe do të shohim", tha Alili.

Për shuarjen e zjarrit ka ndërhyrë edhe një ekip zjarrfikës me një automjet.

"Automjeti ishte i tymosur. Menjëherë është thirrur Njësia Teritoriale Kundër Zjarri dhe zjarri është shuar, ka thënë komandiri i Zjarrfikësve të Kumanovës", Dejan Ilievski.

Ndihma emergjente mjekësore nga Kumanova mbulon territorin e rajonit verilindor, duke përfshirë disa pika kufitare, në mesin e tyre më të ngarkuaren në shtet Tabanovc, si dhe fshatrat nga Kozjaku me mbi 150.000 banorë. ls/

Foto: Printskrin Lajm dhe Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR