• e premte, 05 dhjetor 2025

Është anuluar tenderi për furnizim të 120 autobusëve ekologjik elektrik për transport publik

Është anuluar tenderi për furnizim të 120 autobusëve ekologjik elektrik për transport publik

Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Transportit e anuloi tenderin për zgjedhje të ofertuesit për furnizim të 120 autobusëve ekologjik elektrik për transport publik dhe stacione  për mbushje, pasi që Komisioni kompetent konstatoi se kompania e vetme e paraqitur nuk i ka përmbushur kushtet nga konkursi i shpallur.

Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Transportit paralajmëroi se në periudhën në vijim do të bëhen analiza shtesë rreth furnizimit të autobusëve ekologjik elektrik dhe do ta informojnë opinionin.

"Në konkursin publik i cili ishte shpallur më 17 qershor me afat të fundit për parashtrim të ofertave 24 korrik 2025, vetëm një kompani parashtroi ofertë. Pas evaluimit të kryer, Komisioni kompetent për zbatim të furnizimit publik, konstatoi se kompania nuk i ka përmbushur kriteret në pajtim me konkursin e shpallur publik. Ministria e transportit në periudhën në vijim do të bëjë analiza shtesë rreth furnizimit të autobusëe ekologjik elektrik dhe do ta informojë opinionin", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit.

Nga 120 autobusët ekologjik elektrik që duhej të furnizoheshin me konkursin, 80 duhej të ishin për Qytetin e Shkupit, ndërsa 40 të tjerët për komunat në pajtim me arsyeshmërinë ekonomike dhe nevojat e tyre reale. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR