• e premte, 05 korrik 2024

Çellsi sërish shfaq interes për Guardiolin

Çellsi sërish shfaq interes për Guardiolin

Londër, 2 mars 2023 (MIA) - Çellsi e ka ripërtërirë interesin për mbrojtësin e Lajpcigut, Joshko Guardiol. Kroati verën e kaluar ishte afër transferit në Çellsi, ndërsa negociatat me ekipin gjerman ishin në fazë përparimtare.

"Blutë" e Londrës e ndjekin Guardiolin që nga mosha 17-vjeçare. Joshko në dhjetor ka nënshkruar kontratë të re me klubin gjerman deri vitin 2027.

Sipas "Tajms", futbollisti kroat ka klauzolë për lirim që do të aktivizohet në vitin 2024. Çellsi do të duhet të reagojë që të mos duhet të paguajë klauzolën për lirim prej 97 milionë funtave (rreth 110 milionë euro).

Interes për Guardiolin kanë paraqitur edhe Mançester Siti dhe Totenhemi. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR