• e premte, 05 dhjetor 2025

Çellsi mposhti PSZH-në dhe fiton Kupën e botës për klube

Çellsi mposhti PSZH-në dhe fiton Kupën e botës për klube

Ist Radeford, 14 korrik 2025 (MIA)- Skuadra e Çellsit është fituese e finales së Kupës së botës për klube pasi mbrëmë me rezultat 3:0 mposhti PSZH-në.

"Blutë e Londrës" e nisën në mënyrë fantastike këtë takim, duke mos treguar aspak frikë ndaj kampionit të Evropës.   

Të besuarit e Enzo Mareskës e gjetën golin e avantazhit në minutën e 22-të përmes Kol Palmerit i cili realizoi një gol të bukur për rezultatin 1-0.  

Ai shënoi një gol identik vetëm disa minuta më vonë (30’) për të dyfishuar epërsinë e londinezëve.

Epërsia prej dy golash nuk i bëri përshtypje "Bluve të Londrës’ të cilët vazhdimisht ishin në kërkim të golit të tretë.  

Pas disa tentimeve erdhi edhe goli i tretë, ku sërish vendimtar doli të jetë Palmer i cili kësaj radhe ishte në rolin e asistuesit në drejtim të sulmuesit Zhao Pedros i cili me plotë klas shënoi përballë Donarumës për rezultatin 3-0.   

Për Çellsin ky është titulli i dytë në Kupën e botës për klube e cila këtë vit u mbajt për herë të parë në histori në një format të ri dhe me pjesëmarrjen e një rekordi prej 32 ekipeve. Trofeun e tyre të parë Çellsi e fitoi në vitin 2021 kur në finale e mposhti Palmeirasin Brazilian.

Real Madridi mban rekordin me pesë tituj përpara Barcelonës me tre, ndërsa Korintijansi, Bajerni i Munihut dhe Çellsi kanë triumfuar nga dy herë.

Edhe shtatë klube të tjera e kanë fituar Kupën e botës për klube që nga edicioni i saj i parë në vitin 2000 - Liverpuli, Sao Paulo, Internacional, Milani, Mançester Junajtedi, Interi dhe Mançester Siti.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR