• e premte, 05 dhjetor 2025

Çellsi intensifikon negociatat me Mançester Junajtedin për transferimin e Garnaços

Çellsi intensifikon negociatat me Mançester Junajtedin për transferimin e Garnaços

Londër, 12 gusht 2025 (MIA) - Çellsi ka shtuar përpjekjet për të nënshkruar me Alejandro Garnaçon.

Klubi londinez është seriozisht i interesuar për të nënshkruar me 21-vjeçarin.

Argjentinasi dëshiron të kalojë vetëm te Çellsi dhe tashmë ka rënë dakord për kushtet e kontratës së tij personale me klubin.

Sezonin e kaluar Garnaço shënoi gjashtë gola dhe dy asiste në gjithsej 36 ndeshje të Premier ligë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR