Çellsi do të dhurojë një pjesë të bonuseve nga fitimi i Kampionatit botëror të klubeve për familjen e futbollistit Diogo Zhota
- Çellsi do të dhurojë një pjesë të bonuseve nga fitorja e ekipit në Kampionatin botëror të klubeve për familjen e lojtarit të vdekur të Liverpullit, Diogo Zhota, dhe vëllait të tij, Andre Silva, kumtoi "Atletik".
- Post By Arta Bunjaku
- 13:40, 14 gusht, 2025
Londër, 14 gusht 2025 (MIA) - Çellsi do të dhurojë një pjesë të bonuseve nga fitorja e ekipit në Kampionatin botëror të klubeve për familjen e lojtarit të vdekur të Liverpullit, Diogo Zhota, dhe vëllait të tij, Andre Silva, kumtoi "Atletik".
Gjithsej, klubi londinez fitoi 1,5 milionë dollarë për fitimin e turneut. Më 13 korrik, Çellsi e mposhti PSZH-në në finale (3:0).
Më 3 korrik, 28-vjeçari Zhota dhe vëllai i tij 25-vjeçar e humbën jetën në fatkeqësinë rrugore në Spanjë.
Sipas konkludimit preliminar për shkaqet e fatkeqësisë, automobili të cilin e drejtonte Zhota e kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Gjatë tejkalimit, goma e automjetit ka pëlcitur dhe futbollisti e ka k]humbur kontrollin ndaj automjetit, i cili doli nga rruga dhe u dogj. ab/
Foto: ЕPА