• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çeferin: Situata në botë nuk është ideale, por nuk shoh kërcënime për sigurinë e KE 2024

Çeferin: Situata në botë nuk është ideale, por nuk shoh kërcënime për sigurinë e KE 2024

Berlin, 10 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i UEFA-së, Aleksandar Çeferin nuk sheh kërcënime konkrete për sigurinë e Kampionatit të ardhshëm evropian 2024 në Gjermani, por është i shqetësuar për situatën gjeopolitike në përgjithësi.

"Nuk kemi probleme konkrete të sigurisë. Por, problem sigurie për mua është situiata e ndërlikuar gjeopolitike në botë. Gjithnjë e më tepër dhunë, Gjithnjë e më tepër agresion. Në përgjithsësi. situata në botë nuk është ideale", tha Çeferin në intervistë për agjencinë gjermane.

lloveni shtoi se mu për shkak të situatës gjeopolitike është mirë që Kampionati evropian sërish do të mbahet në një vend, dhe jo në tërë kontinentin, siç ishte në vitin 2021.

"Për ne është shumë më lehtë të punojmë me një polici dhe një shërbim i fshehtë në një vend, në krahasim me turne në disa vende. Çdoherë është sfidë të organizohet ngjarje e madhe si Kampionati evropian, për shkak të rerzikut të shtuar të sigurisë. Në këtë aspekt me siguri është sfidë më e mdhe se organizimi i Olimpiadës. Bashkëpunojmë mirë me autoritetet gjermane. E vizitova ministren e Punëve të Brendshme, Nensi Fezer, në Berlin dhe paraprakisht biseduam disa herë. Të gjithë bashkëpunojnë", shtoi Çeferin.

Politikanët gjermanë premtuan se turneu do të jetë maksimalisht i sigurt për të gjithë, ndërsa Nensi Fezer këtë fundjavë zbuloi se 22.000 policë do të punojnë vetëm për Kampionatin evropian çdo ditë.

Fezer gjithashtu, i poorositi gjermanët dhe vizitorët të shkojnë dhe të kënaqen gjatë turneut, ndërsa Çeferin u dakordua sepse "futbolli është një nga gjërat e rralla që akoma mund t'i bashkojë njerëzit".

"Me të vërtetë mendoj se ky mund të jetë festival i madh i miqësisë", tha ai. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR