• e diel, 22 shtator 2024

Çavi: PSZH-ja është ende favorit

Çavi: PSZH-ja është ende favorit

Paris, 11 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Çavi ia ka dhënë përsëri PSZH-së rolin e favoritit në ndeshjen e çerekfinales së Ligës së kampionëve, pavarësisht fitores së mbrëmshme sy mysafire në Paris me rezultat 3-2.

"Jam shumë krenar për ekipin tim. Megjithatë, unë mendoj se PSZH ndoshta është ende favorit. Ky është një ekip i mrekullueshëm dhe ne sot arritëm të ulim fuqinë e tyre. Sidomos në pjesën e parë kemi bërë presion shumë të mirë dhe në mënyrë efektive. Është shumë e vështirë të mbash me sukses mbrojtjen ndaj kësaj përbërje të kundërshtarit, por mendoj se e përballuam me sukses.

Arritjen në çerekfinale pas një kohe të gjatë e njohim si një mundësi të shkëlqyer për ta dëshmuar veten dhe luftuam në mënyrë të përsosur. Lojtarët e mi besonin në vetvete. Megjithatë, asgjë nuk është vendosur ende", ka thënë Çavi për ueb faqen e UEFA-s.

Ndeshja kthyese do të luhet në Barcelonë më 16 prill. 

QËNDRONI TË LIDHUR