• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çavi: Doja të qëndroja në Barcelonë, por më thanë se nuk mundem

Çavi: Doja të qëndroja në Barcelonë, por më thanë se nuk mundem

Barcelonë, 27 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës Çavi ka ndarë mendimin e tij për largimin nga klubi.

"Doja të qëndroja, por më thanë se nuk mundem. Duket sikur që nga dita e parë gjithçka që thashë shkaktoi tërmet. Unë me të vërtet nuk e di pse", citon gazetari Fabricio Romano fjalët e Çavit.

Me 24 maj, Barcelona njoftoi se 44 vjeçari Çavi do të largohet nga klubi si trajner. Vendin e tij pritet ta zë specialisti gjerman Hansi Flik.

Katalunasit siguruan vendin e dytë në kampionatin spanjoll me 85 pikë. Diferenca nga Real Madridi ishte 10 pikë. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR