Zvicra neutrale nuk lejoi fluturime të aeroplanëve ushtarakë amerikanë mbi vend
- Zvicra u ka ndaluar dy aeroplanëve ushtarakë amerikanë të fluturojnë mbi territorin e saj për shkak të konfliktit në Iran, njoftoi mbrëmë qeveria zvicerane, transmetoi DPA.
Gjenevë, 15 mars 2026 (MIA) - Zvicra u ka ndaluar dy aeroplanëve ushtarakë amerikanë të fluturojnë mbi territorin e saj për shkak të konfliktit në Iran, njoftoi mbrëmë qeveria zvicerane, transmetoi DPA.
Autoritetet zvicerane iu referuan ligjeve të neutralitetit të vendit, të cilat ndalojnë fluturimet nga palët e përfshira në konflikt për qëllime ushtarake.
Kërkesa e SHBA-së kishte të bënte me dy aeroplanë zbulues, shpjegon agjencia gjermane.
Megjithatë, u miratuan kërkesat për fluturim të një aeroplanë për mirëmbajtje dhe dy aeroplanë transporti që lidhen me konfliktin në Iran. Autoritetet zvicerane deklaruan se janë të lejuara fluturimet për qëllime humanitare ose mjekësore, siç është transportimi i të plagosurve, si dhe fluturimet që nuk lidhen me konfliktin, shpjegoi DPA. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s