• понеделник, 06 април 2026

Zelenski: Rusia i ndihmoi Iranit që t'i përmirësojë dronët "Shahed"

Zelenski: Rusia i ndihmoi Iranit që t'i përmirësojë dronët

Kiev, 17 mars 2026 (MIA) – Presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski, deklaroi se Rute i ka ndihmuar Iranit t’i përmirësojë dronët “Shahed”, që sot përfaqësojnë kërcënim për vendet e Lindjes së Mesme. 

Në intervistë për “Xherusalim post”, të publikuar nga Ukrinform, Zelenski deklaroi se këto fluturake pa pilot janë me performanca të përmirësuara dukshëm në krahasim me versionet fillestare të cilat shfrytëzoheshin në fillim të luftës në Ukrainë. 

Zelenski vlerëson se Irani, edhe krahas mohimeve paraprake, megjithatë, i ka dërguar fluturake pa pilot Rusisë, i ka trajnuar forcat ruse për përdorim të tyre dhe e ka ndarë teknologjinë dhe licencat për prodhimtari. 

Sipas tij, Rusia tani përgjigjet me atë që i siguron Iranit versione të përmirësuara dhe njohuri teknike. 

“Kjo është sasi e madhe e njohurive nga fusha e betejës. Këto janë teknologji të reja të bazuara në zhvillimin iranian dhe e gjithë kjo do të ketë ndikim ndaj rajoneve të tjera. Gjithnjë kam folur për Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Evropën”, shtoi lideri ukrainas. 

Zelenski paralajmëroi se kërcënimi nga fluturaket pa pilot është përhapur jashtë Ukrainës dhe tani ndikon ndaj Izraelit, vendeve të Gjirit Persik dhe forcave amerikane në rajon, duke vlerësuar se përvojat nga fusha e betejës çojnë drejt zhvillimit të teknologjive të reja të cilat ndikojnë në disa rajone në botë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан