• понеделник, 16 март 2026

Zelenski: BE-ja e shantazhon Ukrainën që përsëri ta hap gazpërçuesin "Druzhba"

Zelenski: BE-ja e shantazhon Ukrainën që përsëri ta hap gazpërçuesin

Kiev, 15 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, sot i akuzoi aleatët evropiane se po e shantazhojnë Kievin që përsëri ta hap gazsjellësin "Druzhba", përmes të cilit transportohet nafta ruse në Hungari dhe Sllovaki.

Kievi pohon se gazpërçuesi "Druzhba", që kalon përmes Ukrainës, është dëmtuar gjatë sulmit rus në janar dhe ende nuk u riparua.

"Dërgimi i sërishëm i naftës ruse përmes Ukrainës në Bashkimin Evropian është njëjtë si heqja e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës", tha Zelenski.

BE-ja i ka kërkuar Zelenskit që shpejtë ta riparojë gazpërçuesin "Druzhba" dhe të pranojë ekspertë ndërkombëtarë që do ta vlerësojnë dëmin. Presidenti ukrainas deklaroi se është kundër tranzitit të naftës ruse përmes Ukrainës, derisa BE-ja e ndalon shitjen e saj.

"Ose shesim naftë ruse ose jo. Pse BE-ja po më detyron ta kthej 'Druzhbën'. Si është tjetër kjo nga heqja e sanksioneve ndaj rusëve. Pse në një rast mund t'i themi SHBA-së se jemi kundër heqjes së sanksioneve, e në rast tjetër ta detyrojmë Ukrainën të vazhdojë tranzitin e naftës përmes 'Druzhbës'", theksoi Zelenski.

Hungaria varet nga nafta ruse dhe për këtë arsye Budapesti po bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë, si dhe kredinë prej 90 miliardë eurosh nga Unioni për Kievin. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан