• понеделник, 06 април 2026

Të paktën pesë viktima gjatë sulmit ajror në qytetin Kom të Iranit

Të paktën pesë viktima gjatë sulmit ajror në qytetin Kom të Iranit

Teheran, 6 prill 2026 (MIA) - Të paktën pesë persona janë vrarë gjatë një sulmi ajror në një ndërtese banimi në Iran, bënë të ditur autoritetet mëngjesin e sotëm, transmeton DPA.

Gjatë sulmit të cilin autoritetet iraniane e përshkruan si një sulm të përbashkët SHBA-Izrael, është goditur qyteti qendror Kom, informon agjencia e lajmeve Fars, duke cituar një zyrtar të lartë të sigurisë në provincë.

Operacionet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar dhe numri i viktimave mund të rritet, kumton Fars, transmeton agjencia gjermane.

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан