Të paktën 23 persona janë vrarë në sulme vetvrasëse në Nigeri
- Të paktën 23 persona janë vrarë, ndërsa 108 janë lënduar në disa sulme vetvrasëse me bomba në Maiduguri, kryeqyteti i shtetit verilindor nigerian Borno, i cili është i goditur nga kryengritjet, kumtoi Komanda e policisë shtetërore.
Maiduguri, 17 mars 2026 (MIA) - Të paktën 23 persona janë vrarë, ndërsa 108 janë lënduar në disa sulme vetvrasëse me bomba në Maiduguri, kryeqyteti i shtetit verilindor nigerian Borno, i cili është i goditur nga kryengritjet, kumtoi Komanda e policisë shtetërore.
Borno është qendër e kryengritjes 17-vjeçare në Nigeri, me ç'rast janë vrarë mijëra njerëz dhe janë zhvendosur dy milionë. Shpërthimi i parë ka ndodhur në postë në qendër të qytetit, ndërsa menjëherë pastaj vijoi edhe një tjetër në një treg të njohur në afërsi, deklaruan dy burime sigurie dhe tre banorë të Maidugurit.
Një shpërthim e tronditi spitalin universitar në Maiduguri dhe një tjetër tronditi lagjen lindore Kaleri, të gjitha në orët e para të mengjesit dje. bsh/
Foto: EPA arkiv