Trampi: Personi i fundit nga i cili kemi nevojë për ndihmë kundër Iranit është Zelenski
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se nuk ka nevojë për ndihmë nga Ukraina në luftën kundër dronëve iranianë në Lindjen e Afërt.
Uashington, 15 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se nuk ka nevojë për ndihmë nga Ukraina në luftën kundër dronëve iranianë në Lindjen e Afërt.
"Personi i fundit nga i cili kemi nevojë për ndihmë është Zelenski," tha Trump në nintervistë për En-Bi-Si Njuz.
Trampi as nuk konfirmoi dhe as nuk e mohoi nëse SHBA-ja e ka pranuar ndihmë nga Ukraina me teknologjinë e pengimit të dronëve.
Ai gjithashtu kritikoi ashpër presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, duke thënë se është shumë më e vështirë të arrihet një marrëveshje me të sesa me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Komentet e Trampit pasuan pas kritikave nga liderët botërorë, pasi SHBA-ja lehtësoi sanksionet për naftën ruse në përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve globale të naftës.
"Jam i befasuar që Zelenski nuk dëshiron të bëjë marrëveshje. I thuani Zelenskit të bëjë marrëveshje, sepse Putini është gati për marrëveshje. Është shumë më e vështirë të negociosh me Zelenskin", tha Tramp.
Duke komentuar vendimin për të hequr disa sanksione kundër naftës ruse në një kohë kur çmimet e naftës po rriten me shpejtësi, presidenti amerikan tha: "Dua që bota të ketë naftë. Dua të kem naftë."
Ai shtoi se sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 "do të kthehen sapo të kalojë kriza".
Më parë, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se vendet e Lindjes së Afërt kanë kërkuar nga Kievi të ndajë përvojën e tij në kapjen e dronëve iranianë Shahed gjatë sulmeve ruse.
"Prandaj kemi dërguar tashmë grupe ekspertësh në tre vende", shtoi Zelenski. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s