• понеделник, 16 март 2026

Trampi: Nuk e di nëse lideri suprem i Iranit është ende gjallë

Trampi: Nuk e di nëse lideri suprem i Iranit është ende gjallë

Uashington, 15 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se nuk është e sigurt nëse lideri i ri suprem i Iranit, Moxhtaba Hamnei, është ende gjallë pas sulmeve midis SHBA-së dhe Izraelit.

Në bisedë për En-Bi-Si Njuz, presidenti Tramp tha se nuk ka konfirmim për gjendjen e tij.

"Nuk e di nëse është gjallë fare. Deri më tani, askush nuk ka mundur të tregojë. Kam dëgjuar se nuk është gjallë, dhe nëse është, duhet të bëjë diçka shumë të zgjuar për vendin e tij - të dorëzohet. Disa mendojnë se është gjallë, por është plagosur shumë rëndë", tha Tramp.

Një ditë më parë, ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset, deklaroi se lideri suprem me shumë gjasa është “dëmtuar” pasi u plagos në sulmet ajrore ndërmjet SHBA-së dhe Izraelit. 

Trampi, gjithashtu, në intervistën për En-Bi-Si Njuz tha se pret që edhe vendet e tjera të bashkohen në sigurimin e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit, një kalim kyç për eksportet botërore të naftës, të cilin Irani po e bllokon aktualisht.

"Nuk doja të përmendja se cilat vende mund të ndihmojnë, por mund të supozoni. Mendoj se do të ketë disa vende të përfshira që do t'ju habisin", tha Trampi.

Ai shkroi më herët dje në rrjetin e tij Truth Social se "shumë vende" do të dërgojnë anije luftarake për të ndihmuar në mbajtjen e kalimit të hapur, duke shprehur shpresën se Mbretëria e Bashkuar, Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe vende të tjera do t'i bashkoheshin operacionit. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан