Trampi nuk është gati për një marrëveshje për përfundimin e luftës me Iranin
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se aktualisht nuk është gati të arrijë një marrëveshje për përfundimin e luftës me Iranin, transmetoi DPA.
Uashington, 15 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se aktualisht nuk është gati të arrijë një marrëveshje për përfundimin e luftës me Iranin, transmetoi DPA.
“Irani dëshiron të bëjë marrëveshje, e unë nuk dua të bëj marrëveshje sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”, deklaroi Tramp për En-Bi-Si Njuz (NBC News) në deklaratën e publikuar mbrëmë.
I pyetur për kushtet që duhen përmbushur, ai u përgjigj: “Nuk dua t’jua them këtë”, transmetoi agjencia gjermane.
Trampi konfirmoi se në çdo marrëveshje ai do të kërkojë që Irani të heqë dorë nga të gjitha ambiciet bërthamore.
Përfaqësues të lartë iranianë nuk kanë treguar publikisht se janë të gatshëm të negociojnë për marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s