• понеделник, 06 април 2026

Trampi me kërcënim të ri ndaj Iranit: Hapni ngushticën e mallkuar, bastardë të çmendur, ose do të përjetoni ferrin

Trampi me kërcënim të ri ndaj Iranit: Hapni ngushticën e mallkuar, bastardë të çmendur, ose do të përjetoni ferrin

Uashington, 5 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ​​sot lëshoi një kërcënim të ri ndaj Iranit, duke paralajmëruar se SHBA do t'i shkatërrojë termocentralet dhe urat iraniane të martën, një ditë pas skadimit të ultimatumit që ai i dha Teheranit për të hapur Ngushticën e Hormuzit.

"E marta do të jetë Dita e termocentraleve dhe Dita e urave, të gjitha së bashku në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni ngushticën e mallkuar, bastardë të çmendur, ose do të përjetoni ferrin - VETËM SHIHNI! Lavdi Allahut", shkroi Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social".

 

Trampi edhe dje kërcënoi Iranin se ka në dispozicion 48 orë për të bërë marrëveshje, përndryshe, siç tha ai, "do të shpërthejë ferri mbi ta".

Trampi sot publikoi se ushtria amerikane kishte shpëtuar "thellë në malet e Iranit" anëtarin e dytë të ekuipazhit të një aeroplani luftarak F-15 që u rrëzua nga mbrojtja ajrore iraniane. Ai shtoi se piloti i shpëtuar ishte "lënduar seriozisht, por ishte edhe i guximshëm" dhe se operacioni i shpëtimit ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан