Trampi: Izraeli nuk do të përdorte kurrë armë bërthamore kundër Iranit
- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk se Izraeli do të përdorë armë bërthamore për të zgjidhur problemet e tij, edhe pse shteti hebre nuk e ka pranuar kurrë se posedon armë të tilla vdekjeprurëse, transmetoi DPA.
Uashington, 17 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk se Izraeli do të përdorë armë bërthamore për të zgjidhur problemet e tij, edhe pse shteti hebre nuk e ka pranuar kurrë se posedon armë të tilla vdekjeprurëse, transmetoi DPA.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me komentet e bëra nga këshilltari i Trampit, Dejvid Saks në një podkast në të cilin ai spekuloi se Izraeli mund të përshkallëzonte luftën dhe të merrte në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore, Trampi tha: "Izraeli nuk do ta bënte këtë. Izraeli nuk do ta bënte kurrë këtë."
Sipas vlerësimeve të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Izraeli posedon 90 koka bërthamore. ls/
Foto: EPA