• понеделник, 16 март 2026

Trampi: Irani është ushtarakisht i dobët, por "i mirë" në përhapjen e informacioneve të rreme

Trampi: Irani është ushtarakisht i dobët, por

Uashington, 16 mars 2026 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, sot deklaroi se Irani është ushtarakisht joefektiv dhe i dobët, por "i mirë" në përhapjen e informacioneve të rremë.

"Irani njihet prej kohësh si mjeshtër i manipulimit të medias dhe marrëdhënieve me publikun. Ushtarakisht ata janë joefektivë dhe të dobët, por janë vërtet të mirë në "ushqyerjen" me informacione të rremë mediat që jetojnë nga lajmet e rreme. Tani inteligjenca artificiale është bërë një tjetër armë dezinformimi që Irani po e përdor me mjaft sukses, duke pasur parasysh se ata po shkatërrohen çdo ditë", thotë Tramp në një postim të publikuar në rrjetin social "Truth Social".

Presidenti amerikan e akuzoi Teheranin se po shfaqte "anije kamikaze" të rreme që hapnin zjarr ndaj anijeve të ndryshme në det, të cilat ai tha se "duken të bukura, të fuqishme dhe të egra", ndërsa theksoi se këto anije nuk ekzistojnë fare dhe se të gjitha këto janë informacione të rreme për të treguar se sa "e fortë" është ushtria tashmë e mundur iraniane.

“Pesë aeroplanët cisternë amerikanë që dyshohet se u rrëzuan dhe u dëmtuan rëndë, sipas raporteve të rreme nga The Wall Street Journal dhe të tjerë, janë të gjithë funksionalë, me përjashtim të njërit që së shpejti do të fluturojë përsëri. Objektet dhe anijet që shfaqen duke u djegur - të gjitha këto janë lajme të rreme, të gjeneruara nga inteligjenca artificiale”, tha Trumpi.

Sipas tij, Irani e përshkroi aeroplanmbajtësen amerikane "Abraham Linkoln" duke u djegur në mënyrë të pakontrollueshme në oqean.

"Jo vetëm që nuk po digjej, por as nuk u qëllua drejt saj. Është një mashtrim i sajuar qëllimisht dhe media që e gjeneroi atë duhet të akuzohet për tradhti për përhapjen e informacioneve të rremë", theksoi ai.

Trampi konkludoi se Irani po shkatërrohet dhe se të vetmet beteja që po fiton janë ato që krijon përmes inteligjencës artificiale, të cilat shpërndahen nga mediat e korruptuara. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан