• понеделник, 16 март 2026

Tramp: NATO po përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse nuk ndihmon rreth Iranit

Tramp: NATO po përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse nuk ndihmon rreth Iranit

Uashington, 16 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp sugjeroi se NATO mund të ketë një të ardhme “shumë të keqe” nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e kalimit të sigurt të anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit e cila është jetike për transportin global të naftës, raportoi "Fajnenshëll tajms".

"Është plotësisht e përshtatshme që njerëzit që përdorin ngushticën të ndihmojnë në sigurimin që atje asgjë e keqe të mos ndodhë”, citoi FT Trampin në një telefonatë tetëminutëshe.

“Nëse nuk ka përgjigje ose nëse përgjigja është negative, mendoj se do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, i tha Trampi FT-së, duke theksuar se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa dhe Kina janë shumë të varura nga nafta e Gjirit.

Vetëm një ditë më parë, Trampi u bëri "shumë vendeve" të sigurojnë mbështetje ushtarake për të ndihmuar në sigurimin e kalimit të sigurt për anijet tregtare përmes ngushticës.

Trafiku përmes rrugës së ngushtë ujore pothuajse është “shembur” për shkak të shqetësimeve për sigurinë pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit dhe përgjigjes së Teheranit. Rreth një e pesta e dërgesës globale të naftës normalisht kalon përmes ngushticës çdo ditë.

"Po i godasim shumë fort", tha Trampi për FT në lidhje me Iranin, transmeton DPA.

"Ata nuk kanë çfarë të bëjnë veçse të krijojnë pak probleme në ngushticë, por këta njerëz (aleatë) janë përfitues dhe duhet të na ndihmojnë me policinë. Ne do t’i ndihmojmë. Por edhe ata duhet të jenë atje. Duhen shumë njerëz për të ruajtur disa", shtoi presidenti amerikan.

Trampi gjithashtu sugjeroi që SHBA-të “mund ta shtyjë” udhëtimin e pritur në Kinë për samit me liderin kinez Si Xhinping, të cilin mediat theksonin se mund të zhvillohej në fund të marsit.

“Mendoj se edhe Kina duhet të ndihmojë sepse Kina merr 90 për qind të naftës së saj nga ngushtica”, tha Tramp. “Do të donim ta dinim këtë para kësaj. Kjo (dy javë) është një kohë e gjatë”, citoi FT presidentin amerikan.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан