• понеделник, 06 април 2026

Tramp kërkoi nga Pekini anulimin e vizitës në Kinë për shkak të luftës në Iran

Tramp kërkoi nga Pekini anulimin e vizitës në Kinë për shkak të luftës në Iran

Uashington, 17 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp kërkoi anulimin e vizitës së tij të planifirkiar në Pekin për shkak të luftës në Iran.

Tramp duhej të takohet me presidentin kinez, Shji Xhjinping në fund të muajit. Megjithatë, SHBA-ja tani kërkoi që udhëtimi të anulohet, deklaroi Tramp para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

"Për shkak të luftës, dëshiroj të jem këtu. Ndjej se duhet të jem këtu. Për këtë shkak kërkuam anulimin për rreth një muaj dhe me padurim pres që të jem me ta", tha ai.

Tramp të dielën paralajmëroi se SHBA-ja do të mund ta anulojë udhëtimin në Kinë nëse Pekini nuk ndihmon në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit.

"Mendoj se edhe Kina duhet të ndihmojë, pasi Kina merr 90 për qind nga nafta e saj përmes ngushticës", e citoi Fajnenshëll Tajms Trampin. "Do të donim të dimë para kësaj. Kjo (dy javë) është kohë e gjatë".

Megjithatë, ministri amerikan i Financave, Skot Besent më vonë për Si-En-Bi-Si-në deklaroi se udhëtimi do të mund të anulohet për shkaqe logjistike.

Tramp dhe Xhjinping për herë të fundit u takuan në tetor në Korenë e Jugut në margjinat e samitit për Bashkëpunim ekonomik aziatiko-pacifik (APEK), ku, mes tjerash u dakorduan për ndërprerje të përkohshme të luftës së tyre tregtare. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан