• недела, 22 март 2026

Tramp deklaroi se SHBA-ja mndon për "reduktim gradual" të operacioneve në Lindjen e Mesme

Tramp deklaroi se SHBA-ja mndon për

Uashington, 21 mars 2026 (MIA) - Presidenti Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja është duke e shqyrtuar një "reduktim gradual" të operacioneve të tyre në Lindjen e Mesme, raportuan mediat amerikane, duke cituar një deklaratë të liderit amerikan në Truth Social.

"Jemi shumë afër arritjes së qëllimeve tona, kështu që po shqyrtojmë një reduktim gradual të përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme kundër regjimit terrorist në Iran", shkroi ai.

Tramp vazhdoi duke përmendur konkretisht këto qëllime, të cilat janë "dobësimi i aftësive raketore të Iranit, shkatërrimi i themeleve të industrisë mbrojtëse të Iranit, shkatërrimi i forcave të tyre detare dhe ajrore dhe parandalimi i Iranit që të ketë edhe një aftësi bërthamore", si dhe mbrojtja e aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Tramp i përmendi konkretisht "Izraelin, Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Kuvajtin dhe të tjerët".

Presidenti republikan shtoi se "Ngushtica e Hormuzit, nëse është e nevojshme, do të duhet të ruhet dhe kontrollohet nga vende të tjera që e përdorin atë - SHBA-ja nuk e përdor atë!" “Nëse ata kërkojnë ndihmë nga ne, ne do t’i ndihmojmë këto vende në përpjekjet e tyre, por kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi të eliminohet kërcënimi iranian”, siguroi Tramp.

Javën e kaluar, Tramp deklaroi për "Fajnenshël Tajms" se NATO mund të ketë një "të ardhme shumë të keqe" nëse aleatët nuk do të ndihmonin anijet tregtare të kalonin nëpër ngushticë në mënyrë të sigurt.

Megjithatë, aleatët evropianë e përjashtuan shpejt mundësinë e pjesëmarrjes në një operacion të mundshëm ushtarak për të garantuar furnizimin me karburant.

Gjithashtu dje, këtë herë para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Tramp u përgjigj me fjalët "Po, mendoj se po" kur u pyet nga një gazetar nëse mendonte se Izraeli ishte gati të përfundonte luftën pasi SHBA-ja do t'i përfundojë operacionet e tyre luftarake. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан