• сабота, 18 април 2026

Sulm rus në Odesa: Evakuohet materniteti, një person i vrarë, dhjetë të plagosur

Sulm rus në Odesa: Evakuohet materniteti, një person i vrarë, dhjetë të plagosur

Odesa, 28 mars 2026 (MIA) - Një person u vra dhe 11 të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë, si pasojë e sulmit të mbrëmshëm rus ndaj infrastrukturës civile në Odesa, njoftoi në "Telegram" Sergej Lisak, kreu i Administratës Ushtarake të Odesës.

"Fatkeqësisht, që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm, dimë se një person ka vdekur në spital si pasojë e lëndimeve të marra. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe të dashurve", tha Lisak në një postim në "Fejsbuk".

Gjithsej, sipas Lisakut, u plagosën 11 persona, përfshirë një fëmijë. Të gjithë të plagosurit po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Sipas informacionit të postuar në Telegram, sulmi dëmtoi ndërtesën e një materniteti, nga e cila stafi dhe pacientët u evakuuan menjëherë. sa/

foto: printskrin

Остани поврзан