Salam: Garda revolucionare iraniane i udhëheq operacionet ushtarake në Liban me pasaporta të rreme
- Kryeministri i Liban, Nauaf Salam mbrëmë ka dërguar akuza se pjesëtarë të Korpusit të Gardës revolucionare islamike (IRCG) t[ stacionuar në Liban, drejtojnë në mënyrë të drejtpëdrejtë operacionet ushtarake të Hezbollahut në konfliktin vijues me izraelin.
Bejrut, 23 mars 2026 (MIA) - Kryeministri i Liban, Nauaf Salam mbrëmë ka dërguar akuza se pjesëtarë të Korpusit të Gardës revolucionare islamike (IRCG) të stacionuar në Liban, drejtojnë në mënyrë të drejtpëdrejtë operacionet ushtarake të Hezbollahut në konfliktin vijues me izraelin.
Në një intervistë me stacionin televiziv saudit Hadath, kryeministri Salam kritikoi ashpër përsëri lëvizjen proiraniane Hezbollah. Ai theksoi se sulmet e grupit ndaj Izraelit, të kryera në përgjigje të vdekjes së udhëheqësit suprem të Iranit, аjatollah Ali Hamnei, provokuan veprime masive ushtarake nga ushtria izraelite në territorin libanez.
"U tha se kjo luftë ishte një sulm hakmarrjeje për vrasjen e Khameneit, që praktikisht do të thotë se kjo luftë na u imponua të gjithëve", theksoi Salam.
Kryeministri libanez kujtoi gjithashtu sulmin e fundit nga një dron iranian në një bazë britanike në Qipro, duke pretenduar se përgjegjësia për atë akt bie drejtpërdrejt mbi IRGC-në. Megjithëse Nikozia zyrtare tha më parë se droni ndoshta u nis nga Hezbollahu nga territori libanez, Salam është vendimtar në vlerësimin e tij për praninë e forcave iraniane. mb/
Foto: MIA